Juventus, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë në ndjekjet të sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero mirëpo paga e tij e lartë është një problem për të tri skuadrat, raporton TodoFichajes.
Argjentinasi dëshiron një pagë të lartë edhe tek skuadra e tij e ardhshme mirëpo një gjë e tillë paraqet problem për skuadrat e interesuara për të.
Aguero nuk është duke u ngutur për të gjetur një skuadër të re dhe do të presë ofertën më të lartë për të marrë vendimin e fundit.