Manchester City e ka nisur shumë shpejt merkaton e verës, teksa ditën e sotme ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me talentin brazilian Kayke.
Sulmuesi anësor konsiderohet si Neymari i ri dhe premton shumë.
Shifrat e operacionit ende nuk janë bërë të ditura, por klubi anglez ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Fluminensen dhe Kayke do të bashkohet me ekipin e ri në fund të sezonit.
Kayke është vetëm 17 vjeç dhe është rritur tek ekipi i Fluminenses.
Një goditje e madhe për Manchester Cityn, që siguron një ndër talentet më premtues të së ardhmes.