Cavani do të qëndrojë tek United!

Sulmuesi ka dyshime për të ardhmen e tij mirëpo ka shumë mundësi që ai do të qëndrojë tek Manchester United edhe për një vit tjetër.

Edinson Cavani ka vendosur që të qëndrojë në Manchester United edhe për një sezon tjetër, raporton kështu ESPN.

Raporti detajon që uruguajani do të zgjasë kontratën e tij gjatë javës së ardhshme ku më herët emri i tij u përfol për një transferim tek Boca Juniors.

Sulmuesi deri më tani është duke kaluar një sezon të kënaqshëm me Djajtë e Kuq por raportohej që ishte i pavendosur për të ardhmen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here