Blutë janë duke e monitoruar me kujdes yllin e West Ham.
Manchester City është shprehur e gatshme për të hyrë në garë për mesfushorin e skuadrës së West Ham, Declan Rice, raporton The Times.
Duke marrë parasysh pasiguritë për të ardhmen e Fernandinhos në Etihad Stadium nuk po kërkojnë të humbasin kohë sa i përket Rice pasi për përfaqësuesin e kombëtares angleze interesimi vetëm po vjen e duke u shtuar.