Chelsea ka fituar 2-1 në Etihad kundër Manchester City-t në javën e 35-të të Premier League.
Qytetarët mund ta kishin siguruar matematikisht titullin me një fitore sot, por do të duhet të presin.
Sterling kaloi në avantazh ekipin e Guardiola-s në minutën e 44-t, por londinezët kanë arritur të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë falë golave të Ziyech (63′) dhe Alonso (92′).
City është ndëshkuar edhe nga gabimi i Aguero-s nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Argjentinasi ka dashur të shënojë me një panenka, por tentativa e tij ka dështuar.
Falë kësaj fitoreje, Chelsea është ngjitur në vendin e tretë të renditjes me 64 pikë.
Këto dy skuadra do të përballen përsëri 29 majin e ardhshëm në finalen e Champions League.