Agjenti i Giorginio Wijnaldum, Humphry Nijman, i ka lënë derën e hapur skuadrës së Bayern Munich për të diskutuar për një transferim të mundshëm të futbollistit të tij gjatë kësaj vere.
Nëse vazhdon kjo situatë atëherë mesfushori 30 vjeçar mund ta shohë veten larg Liverpoolit për shkak se nuk po arrihet një marrëveshje për një kontratë të re.
Bavarezët nga ana tjetër janë duke pritur një mundësi për të siguruar shërbimet e holandezit me parametra 0, transferim ky që do kishte vlerë të madhe për Julian Nagelsmann.