Milan, Roma apo Juventus? Ja vendimi i Vlahovic!

Dusan Vlahovic padyshim që këtë verë do të jetë emri më i kërkuar në repartin e sulmit pasi sulmuesi i Fiorentinës po shkëlqen me paraqitjet e tij këtë sezon.

Me 21 gola në këtë sezon në Serie A dhe përpara në këtë listë gjendet vetëm Cristiano Ronaldo tregojnë shumë për potencialin e bomberit serb.

Milan dhe Roma kanë treguar haptaz interesimin e tyre për sulmuesin nga Firence mirëpo tashmë në këtë garë ka hyrë edhe Juventus e cila duket e vendosur për ta rrëmbyer atë para rivalëve të tyre.

Presidenti Rocco Commisso ka vënë një çmim prej 50 milionë eurosh për të por nëse Morata do të largohet këtë verë atëherë Andrea Agnelli duket i vendosur për këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here