Bombë: Romagnoli tek Juventus, ylli Biankoner tek Milan!

Juventus-Milan padyshim që do të jetë ndeshja më interesante gjatë ditës së sotme mirëpo interesimi i gjigantëve italianë tashmë është zhvendosur në merkato.

Bëhet fjalë tashmë për një operacion me në krye agjentin Mino Raiola i cili po planifikon një shkëmbim të madh mes këtyre skuadrave.

Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin dhe Alessio Romagnolin, emra këta që kanë tërhequr vëmendjen e dy skuadrave respektive tash e sa muaj.

Romagnoli tashmë nuk është ai mbrojtësi me rëndësi të madhe qysh prej ardhjes në Milano të Fikayo Tomorit.

Nga ana tjetër Federico Bernardeschi nuk ishte gjatë gjithë këtij sezoni një emër i rëndësishëm për Andrea Pirlon duke shtyrë kështu Raiolan që të hedhë hapin e parë për ta finalizuar këtë marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here