Diego Pablo Simeone vazhdon të insistojë për francezin.
Mediat spanjolle raportojnë se Atletico Madrid ka rikthyer interesimin për transferimin e Antoine Griezmann.
Simeone ia ka kërkuar drejtuesve rikthimin e francezit dhe Colchoneros kanë gati ofertën për Barcelonën.
Siç raporton Don Balon, Atletico është e gatshme tia ofrojë Barcelonës kartonin e Yannick Carrascos në këmbim të Griezmann.
Carrasco ka gjetur formën e duhur këtë sezon dhe do të ishte një përforcim ideal për krahun e majtë të sulmit.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse Barcelona dhe Atletico do të arrijnë marrëveshje.