Alisson shënon, Liverpooli mposht WBA në frymën e fundit

Mund të ishte një vetëvrasje, por ndodh mrekullia!

Liverpool shmang gafën e sezonit dhe ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë, WBA, fiton jashtë fushe duke u afruar te Champions League…

Ndodh e pabesueshmja për djemtë e Klopp që pasi pësojnë gol të parët, barazojnë që në minutën e 33 me Salah, por nuk gjejnë golin e 3 pikëve deri kur në goditjen e këndit të fundit del portieri Alisson dhe me kokë godet mrekullisht duke gjetur golin që vlen fitoren më të artë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here