United ngec me Fulham në Old Trafford

Manchester United nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Fulham në javën e parafundit të Premier League.

Djajtë e Kuq u kanë dhënë mirëseardhjen kthimin e tifozëve në stadium me një super gol të Cavani-t në minutën e 15-të.

Sulmuesi uruguaian ka befasuar portierin kundërshtar me një goditje të bukur nga një distancë e madhe.

Fulham, i rënë nga kategoria, është kundërpërgjigjur në minutën e 76-të me Bryan dhe ka arritur të largohet me një pikë nga Old Trafford.

Vazhdon sezoni i mirë i Leeds.

Skuadra e Bielsa-s ka fituar 2-0 në fushën e Southampton dhe mban gjallë shpresën për një kualifikim në Europa League. Bamford (73′) dhe Roberts (95′) i kanë dhuruar tri pikët Leeds-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here