Siç raporton Abendzeitung, Chelsea mbetet akoma shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Bayern Munich, Niklas Sule.
Thomas Tuchel është duke përgatitur ofertën për bashkëkombasin e tij në një periudhë kur tekniku po kërkon të përforcojë akoma më shumë repartin e mbrojtjes në Stamford Bridge.
Londinezët ishin të interesuar edhe verën e kaluar për Sulen mirëpo transferimi i tij dështoi që të arrihej.