Sarri tek Lazio, merr me vete dy yjet e Napolit!

Maurizio Sarri është shumë pranë të marrë detyrën e re si trajneri i Lazios dhe me këtë do të kërkojë menjëherë transferimin e dy yjeve të Napolit.

Tekniku italian është pranë nënshkrimit të një kontrate 2 vjeçare me një pagë prej 3.1 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Tashmë ai po synon që menjëherë pasi të marrë postin e re në kryeqytetin italian të sjellë Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic të cilët pritet të largohen nga skuadra jugore këtë verë.

TuttoNapoli.net raporton që kontrata e dy futbollistëve skadon në 30 qershor dhe kjo goditje e dyfishtë është shumë e mundur të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here