Mesfushori i skuadrës së Sparta Rotterdam, Abdou Harroui është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Leeds United, raporton Fotball Insider.
Brighton është gjithashtu e interesuar për transferimin e 23 vjeçarit i cili mund të shitet për një çmim më të ulët për shkak se kontrata e tij skadon në vitin 2022.
Harroui ishte pjesë e kombëtares U-21 të Holandës me të cilën arritën deri në gjysmëfinale të kampionatit europian para se të skualifikoheshin nga Gjermania.