Xhaka largohet, në vend të tij Neves!

Ka pasur emra më të mëdhenj tek Arsenal sesa Granit Xhaka mirëpo shitja e tij padyshim që është një lajm i madh.

Qysh prej fillimit të sezonit 2019-2020 ai ka zhvilluar plot 86 ndeshje për Topçinjtë, më shumë se ai prej asaj periudhe ka vetëm Nicolas Pepe i cili ka zhvilluar 89.

Mikel Arteta është shprehur i gatshëm për ta shitur atë pasi skuadra e tij po bën gati planin për transferimin e Ruben Neves nga skuadra e Wolves.

Me paratë që do mblidhen nga shitja e Xhakës pritet që të financohet edhe ardhja e yllit të Wolves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here