Arsenal ka gati ofertën për White!

Topçinjtë po kërkojnë që të transferojnë një emër të madh këtë verë për të ngritur moralin e skuadrës për sezonin 2021-2022.

Arsenal po bën gati një ofertë që kapë vlerën e 40-50 milionë funtave për mbrojtësin e skuadrës së Brighton, Ben White, raporton The Athletic.

Londinezët duket se nuk e kanë problem një shifër të tillë dhe gjithashtu kërkesat e futbollistit nuk duket të përbëjnë ndonjë problem për skuadrën e Artetas.

Mirëpo në këtë garë Arsenal nuk është e vetme pasi disa skuadra të mëdha janë vënë në ndjekje të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here