Agjenti i Varane dëshiron bisedime me Manchester United!

The Mirror ka dalë sot me lajmin që agjenti i mbrojtësit të Real Madrid, Raphael Varane po kërkon që të nisë bisedimet me skuadrën e Manchester United.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën po kërkon që këtë verë të gjejë një skuadër të re dhe të largohet nga Santiago Bernabeu.

Madrilenët nga ana tjetër janë vënë në alarm për një emër të ri në mbrojtjen e tyre pasi nëse edhe Varane do largohet qendra e mbrojtjes do të mbetet pa një emër me përvojë pas largimit edhe të Sergio Ramos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here