Chelsea po synon transferimin e Lewandowskit!

Chelsea tashmë është në kërkim të një sulmuesi qëndror për shkak se nuk ka më besim tek Timo Werner.

Gjermani nuk do të largohet nga Blutë e Londrës këtë verë mirëpo ka shumë mundësi që ai do të luajë në krahë prej sezonit të ardhshëm.

Nëse Chelsea nuk arrin transferimin e Erling Haaland, atëherë fokusi i tyre do të jetë tek Robert Lewandowski.

Anna Lewandowski, bashkëshortja e polakut nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai largohet këtë verë nga Bayern Munich.

32 vjeçari sezonin që lamë pas në 40 ndeshje të zhvilluara arriti që të shënojë plot 48 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here