Van de Beek nuk dëshiron një transferim tek Borussia Dortmund!

Donny van de Beek nuk dëshiron që të jetë pjesë e ofertës së Manchester United në drejtim të Borussia Dortmund për të ulur çmimin e sulmuesit të tyre, Jadon Sancho, raporton The Transfer Window Podcast.

Sezonin e fundit holandezi ka vuajtur për të gjetur minuta në fushën e lojës mirëpo ai mbetet përsëri një emër i rëndësishëm për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Vetë dëshira e tij është që të mbetet në Old Trafford për të paktën edhe një sezon tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here