Jose Mourinho transferon yllin e La Ligas!

Jose Mourinho ka gati planin për  një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere dhe bëhet fjalë për repartin e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për qendër mbrojtësin e skuadrës së Sevillas, Diego Carlos, i cili pritet të largohet nga andaluzianët këtë verë.

Vitin e kaluar Chelsea, Arsenal dhe Paris Saint Germain tentuan transferimin e tij mirëpo situata ekonomike e pamundësoi blerjen e tij.

Tashmë në garë ky hyrë Roma e Jose Mourinhos e cila po kërkon me çdo kusht transferimin e tij.

Oferta e Giallorossëve pritet që të jetë bindëse dhe do të joshë edhe drejtuesit e skuadrës spanjolle të cilët dëshirojnë ta mbajnë atë akoma në skuadër.

Klauzola për transferimin e tij është 75 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here