Manchester United në ndjekje të Camavingas!

Djajtë e Kuq janë duke u bërë gati për transferimin e adoleshentit francez.

Manchester United është duke konsideruar mundësinë për transferimin e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga, raporton the Mail.

Djajtë e Kuq nuk arritën që të transferonin verën e kaluar Jude Bellingham nga skuadra e Borussia Dortmund ndërkohë që tani po kërkojnë të përmirësojnë gabimin me Camavingan.

18 vjeçari po konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më premtues në Europë dhe deri më tani ka zhvilluar edhe 3 ndeshje për kombëtaren franceze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here