Aston Villa kërkon marrëveshje me United për Tuanzebe!

Aston Villa po kërkon që të arrijë një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të skuadrës së Manchester United, Axel Tuanzebe, raporton kështu Football Insider.

23 vjeçari është huazuar dy herë tek skuadra e Aston Villas dhe tashmë po kërkon një transferim të përhershëm në West Midlands për sezonin 2021-2022.

Kjo për faktin që në Old Trafford nuk ka gjetur minutat e duhura dhe më nuk është në gjendje që të qëndrojë në stol edhe për një sezon tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here