Paratici shokon Juventusin: Transferon yllin e skuadrës Biankonere!

Fabio Paratici tashmë është drejtor sportiv i skuadrës së Tottenhamit mirëpo nuk ka haruar disa nga emrat e mëdhenj të Juventusit.

Tashmë njëri prej tyre është rikthyer në vëmendjen e tij dhe do të kërkohet transferimi i tij këtë verë nga Spurs.

Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili akoma nuk e ka të qartë të ardhmen e tij  me një kontratë që skadon verën e ardhshme.

Todofichajes.com raporton që ish menaxheri i Juventusit po kërkon argjentinasin në Londër për të përforcuar skuadrën e tij të re.

Oferta që duhet të bëj Tottenham për të transferuar argjentinasin është 50 milionë euro, shifër kjo mëse e përballueshme nga londinezët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here