Leeds ka gati ofertën për Firpon!

Skuadra angleze e Leeds United ka shprehur gatishmërinë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Junior Firpo, raporton Sport.

Bisedimet kanë shkuar shumë mirë dhe gjatë orëve të ardhshme ose ditën e nesërme pritet që të zyrtarizohet gjithçka pasi futbollisti pritet që të kryejë testet mjekësore.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave zyrtarizimi do të ndodhë dhe ky transferim pritet të kapë vlerën e 15 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here