Sipas “Daily Express”, Tottenham është shumë afër fitimit të konkurrencës së Juventusit dhe Manchester United në garën për Miralem Pjanic, falë punës së Fabio Paratici, i cili tashmë e ka pasur “nën armë” boshnjakun te bardhezinjtë.
Barcelona do të ishte e gatshme ta linte Pjanic të largohej edhe në formë huazimi apo ta zgjidhte kontratën, pasi nuk arriti të përshtatej me filozofinë e klubit.
Mbi të gjitha, katalanasit duan të kursejnë pagën e tij të shtrenjtë në funksion të një rinovimi të mundshëm me Lionel Messi.