Manchester United nuk heq dorë nga ylli francez, gati oferta prej 25 milionë sterlinave

Goditje e mundshme për Manchester United.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të elementeve që mund të forcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Siç raportohet nga edicioni i sotëm i Marca, klubi anglez do të ishte i gatshëm të ofronte 25 milion paund për të arritur Eduardo Camavinga.

Talenti i Rennes është shprehur se ndihet mirë në Ligue 1 dhe nuk do të kishte asgjë kundër qëndrimit edhe për një tjetër sezon por nëse vjen oferta e duhur që kënaq edhe klubin e tij, do të mendohet mirë…

Edhe Real Madrid në të shkuarën është interesuar për futbollistin e ri që sot ka një vlerë nga 40 deri në 50 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here