Arsenali dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, raportojnë mediat spanjolle.
Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023 dhe Laporta ka vendosur që ta nxjerr në shitje francezin.
27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe do të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere.
Barcelona shpreson të arkëtojë 10 milionë euro nga shitja e Umtitit, ndërsa në garë për të janë Arsenali dhe Manchester United.