Fenerbahce ka filluar negociatat për të nënshkruar me anësorin e West Ham, Andriy Yarmolenko, raporton Football Insider.
Skuadra turke është duke kërkuar të arrijë një transferim prej 2 milionë eurosh për 31 vjeçarin i cili tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën londineze.
Yarmolenko tashmë nuk është pjesë e skuadrës së parë tek West Ham ku sezonin e kaluar ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje.