Son nënshkruan kontratë të re me Tottenham!

Son Heung-min ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Tottenham, konfirmuan vetë londinezët.

Koreano jugori ka nënshkruar një kontratë të re 4 vjeçari që do të skadojë në vitin 2025.

Son deklaroi për mediat pranë Tottenham që është një nder i madh të jetë pjesë e kësaj skuadre për 6 vite pasi londinezët kanë treguar respekt të madh për të.

‘Ndihem sikur në shtëpi dhe për këtë arsye ishte shumë e lehtë të merrja një vendim të tillë për të rinovuar kontratën’- deklaroi Son.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here