Guardiola synon transferimin e mbrojtësit të Barcelonës

Pep Guardiola vazhdon të ketë merak mbrojtjen dhe pse gjatë këtyre viteve ka shpenzuar shumë, ende nuk është i plotësuar.

Kjo është arsyeja pse ka kërkuar një qendërmbrojtës.

Një lojtar që pëlqehet nga trajneri i Manchester City është Samuel Umtiti.

Francezi nuk bën pjesën në planet e Roland Koeman dhe Barcelona e ka nxjerrë në merkato. Marca shkruan se kampionët e Anglisë po mendon të bëjë një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.

Umtiti ka pësuar dëmtime të shumta në dy sezonet e fundit dhe po e merr veten nga problemet në gju dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim tek ekipi i Guardiolës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here