Dani Carvajal ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë të re me skuadrën e Real Madrid, raporton kështu El Partidazo de COPE.
Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024 me Real Madrid që nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.
Marrëveshja pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve të ardhshme me Carvajal që do të qëndrojë ndoshta deri në fund të karierës tek skuadra e tij e zemrës.