Kepa Arrizabalaga në Serie A!
Portieri i Chelsea, Kep Arrizabalaga pritet të largohet nga Stamford Bridge këtë verë, pasiqë e ka humbur vendin e titullarit.
Kepa erdhi te Chelsea si transferim i madh dhe në sezonin e tij të parë bëri paraqitje mjaftë të mira, por pastaj pati një rënie drastike në formë dhe Blutë e transferuan Mendyn.
Edhe pse Chelsea shpenzoi 80 milionë euro për kartonin e tij, Blutë e Londrës tani janë të gatshëm ta lënë të lirë për 10 milionë euro.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi, i cili është në kërkim të një portieri.
Neroaxurët besojnë te kualitetet e Kepas dhe e shohin spanjollin si zëvendësuesin ideal të Handanovic.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të arrihet me lehtësi.