Victor Lindelof te gjiganti italian për 15 milionë euro

Victor Lindelof drejt transferimit në Serie A.

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof pritet të largohet nga Old Trafford këtë verë pas transferimit të Raphael Varane.

Suedezi nuk do të jetë titullar në sezonin e ri dhe ka urdhëruar agjentin që të kërkojë skuadër të re për të.

Portali i njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, raporton se interesim për 27-vjeçarin ka shfaqur Roma.

Mourinho është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Lindelof do të ishte përforcimi ideal.

Lindelof ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është rreth 25 milionë euro.

Giallorosët kanë përgatitur ofertën prej 15 milionë eurove dhe janë optimist për arritjen e marrëveshjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here