Milan mposhtë rivalitetin: Transferon yllin e Real Madrid për 18 milionë euro!

Me Real Madrid që tashmë është shprehur e gatshme për bisedime, AC Milan ka bërë gati një ofertë në drejtim të Madridit për të përmbyllur një marrëveshje ditëve të ardhshme.

Bëhet fjalë për shërbimet e Isco Alarcon i cili pritet të zbarkojë në Milano këtë verë për shkak se nuk bën më pjesë në planet e Real Madrid.

Situata ekonomike e Real Madrid pritet që të përshpejtojë bisedimet me një marrëveshje që pritet të arrihet gjatë ditëve të ardhshme.

Nga ana tjetër Isco do të jetë një emër shumë i rëndësishëm për AC Milan e cila synimin e vetëm këtë verë e ka përforcimin e ndjeshëm të repartit të mesfushës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here