Renato Sanches ka arritur një marrëveshje personale me skuadrën e Barcelonës, raporton Le 10 Sport.
Mirëpo asgjë akoma nuk është e sigurt për shkak se Barcelona nuk ka mjaftueshëm para për transferimin e tij dhe shpreson që Lille do të lejojë huazimin e tij me të drejtë blerje verën e ardhshme.
Në garë për të qëndron edhe skuadra e Juventusit që mund të surprizojë katalanasit gjatë ditëve të ardhshme.