ALARM: Ja yjet që do të largohen nga Interi!

Situatë e frikshme tek kampi i Nerozzurëve sa i përket merkatos verore.

Kjo për faktin që presidenti Zhang nuk e ka ndërmend që të kursejë asnjë futbollist të skuadrës në rast të ardhjes së ofertave të majme.

Fansat zikaltër janë tejet të frustruar me politikat e klubit dhe tashmë nga mediat italiane ka dalë një lloj liste e futbollistëve që mund të largohen këtë verë.

Pas largimit të Romelu Lukakut për 115 milionë euro në drejtim të Chelseas, tashmë rradhë duket se e kanë Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella.

Shitja e kësaj dysheje do të krijonte tensione të mëdha edhe brenda skuadrës së Interit por pronarët kinezë duket se nuk po marrin në konsideratë asnjë këshillë.

Largimet e tilla mund të shkaktojnë edhe dorëheqjen e Beppe Marottas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here