Ramsey tek City, ylli i Citizens tek Zonja e Vjetër!

Skuadra e Juventusit akoma nuk e ka thënë fjalën e saj në merkaton e kësaj vere.

Biankonerët kanë rikthyer vëmendjen e saj kah Manchester City dhe po bëhen gati për një transferim spektakolar.

Me një Cristiano Ronaldo që nuk ka vendosur për të ardhmen, Zonja e Vjetër nuk mund të qëndrojë neutrale në këtë situatë.

Bëhet fjalë për Gabriel Jesus i cili mund të përfundojë në Torino këtë verë edhe për faktin që nuk është më në planet e Pep Guardiolas.

Juventus po bën gati kartonin e Aaron Ramsey që kap vlerën e 20 milionë eurosh plus edhe një shumë prej 30 milionë eurosh për të bindur Citizens që të lënë të lirë brazilianin.

Një shumë prej 50 milionë eurosh mund të bindë Cityn e cila nga ana tjetër do preferonte më shumë Rabiot sesa Ramsey.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here