Gati shkëmbimi i verës: Philippe Coutinho rikthehet në Serie A

Gati shkëmbimi i merkatos së verës, Philippe Coutinho rikthehet në Itali!

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho është i lidhur me një rikthimin në Serie A gjatë kësaj vere.

Braziliani nuk ka bindur te Barcelona dhe Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë, mirëpo kriza ka bërë që pak klube të shfaqin interesim.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Coutinho mund të rikthehet në Serie A falë një super shkëmbimi.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Barcelonës dhe Juventusit. Katalanasit janë të interesuar për Paulo Dybalan dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Coutinhos.

Juventus nuk ka arritur ende marrëveshje me Dybalan për rinovimin e kontratës dhe  Agnelli do ta pranojë oferën e Barcelonës.

Zonja e Vjetër është në kërkim të përforcimeve në vijën e mesfushës dhe Coutinho do të ishte futbollisti i duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here