Juventus dorëzohet: Bernardeschi kalon tek rivalët e Zonjës së Vjetër!

Juventus deri më tani ishte e pavendosur për të ardhmen e Federico Bernardeschit mirëpo tani duket se është e pafuqishme për të ndalur largimin e këtij të fundit.

Lajmi i keq për Biankonerët është që ai do të transferohet brenda Italisë tek rivalët e tyre.

Anësori italian orëve të fundit ka marrë një thirrje nga Maurizio Sarri, i cili e kërkon atë ta ketë nën urdhërat e tij tek skuadra e Lazios.

Sulmuesi anësor është emri ideal në formacionin 4-3-3 të trajnerit toskan dhe presidenti Lotito ka filluar sulmin për blerjen e tij.

Transferimin e tillë e ndihmoi pa dashje edhe Interi e cila është shumë pranë transferimi të Joaquin Correas nga skuadra kryeqytetase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here