Marotta shtrëngon dhëmbët: Transferim i dyfishtë në 72 orët e ardhshme!

Beppe Marotta nuk e ka ndërmend që të ndalet në këtë merkato për ti plotësuar të gjitha dëshirat të teknikut Simone Inzaghi.

Ky i fundit shfaqi hapur pakënaqësitë e tij me shitjet e Lukakut dhe Hakimit duke kërkuar menjëherë blerjet e reja për të qenë në gjendje që të mbrojnë titullin.

Alexis Sanchez pritet që gjithashtu të largohet nga Neroazzurët këtë verë mirëpo shumë pranë transferimit tek Neroazzurët është Joaquin Correa por ky nuk do të jetë emri i vetëm.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që Marotta përveç tij është duke bërë gati edhe transferimin e Gianluca Scammaccas i cili është një objektiv i vjetër për Neroazzurët.

Marrëdhëniet në mes të Interit dhe Sassuolos janë të mrekullueshme dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që gjithçka të finalizohet në mënyrë të sukesshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here