Bombë nga Italia: Mancini transferohet te gjiganti italian

Gianluca Mancini pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Qendërmbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A.

25-vjeçari po bën paraqitje mbreslënëse te Roma dhe interesimi për shërbimet e tij nuk mungon aspak.

Mancini ka kontratë me Romën deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 30 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Mancini ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Milan Skriniar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në fund të sezonit, pasiqë gjigantët anglez janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për sllovakun.

Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin atë dhe e kanë piketuar Mancinin si zëvendësuesin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here