Përsëritet rasti Hakimi: Denzel Dumfries largohet nga Interi

Denzel Dumfries mund të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni.

Mbrojtësi i ri i Interit, Denzel Dumfries ka filluar të impresionojë me paraqitjet e tij.

Dumfries shkëlqeu me Neroaxurët në ndeshjen ndaj Bolognës dhe në rast se vazhdon me këtë ritëm gjigantët europian janë të gatshëm ta rrëmbejnë holandezin nga Interi.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Denzel Dumfries ka përfunduar në shënjestrën e Real Madridit.

Los Blancos e shohin holandezin si zëvendësuesin ideal të Carvajal dhe në rast se vazhdon me paraqitje të mira verën e ardhshme do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Inter e transferoi Dumfries gjatë kësaj vere nga PSV për 12 milionë euro, por në rast se një ofertë prej 50 milionë eurove arrin në adresë të klubit, atëherë Suning do ta lënë të lirë 25-vjeçarin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here