E bujshme: Philippe Coutinho nga janari në Serie A

Philippe Coutinho rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho pritet të largohet nga Camp Nou në merkaton e janarit.

Coutinho mbrëmë u rikthye në fushë pas mungesës së gjatë duke luajtur ndaj Granadës.

Barcelona planifikon që ta rikthej në formë Coutinhon dhe ta shesë brazilianin në merkaton e janarit.

Portali i njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, raporton se Coutinho do ta vazhdoj karrierën në Itali.

Interesim për brazilianin kanë shfaqur Milan dhe Juventus. Dy gjigantët italian do të duelojnë për shërbimet e 29-vjeçarit në janar.

Milan apo Juventus, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Coutinho në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here