Dalot rikthehet në Serie A, por jo tek Milan

Diogo Dalot përsëri në Serie A. 

Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot pritet të largohet nga Old Trafford në janar, pasiqë në sezonin e ri ka luajtur vetëm 53 minuta.

Portugezi nuk bën pjesë në planet e Solskjaer dhe në janar sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford.

Calcio Mercato, raporton se Dalot do të rikthehet në Serie A, por jo te Milani. Portugezi ishte i huazuar te Milani për një sezon, por Rosonerët nuk arritën akord me United për blerjen e kartonit.

Tani interesim për Dalot ka shfaqur Roma dhe është Mourinho ai i cili ia ka kërkuar Giallorosëve transferimin e 22-vjeçarit.

Vlera e Dalot në treg është 10 milionë euro, ndërsa Roma do të tentoj huazimin e tij me opsion blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here