Marco Asensio në Serie A, oferta ka arritur në Madrid!

Marco Asensio ka kohë që po përflitet për një transferim të mundshëm tek skuadra e AC Milan por një gjë e tillë duket se nuk do të realizohet me sukses.

Kjo për faktin që një skuadër e madhe italiane ka hyrë në garë për spanjollin dhe tashmë gjithçka është gati që të përfundojë në mes të Real Madrid dhe skuadrës së Juventusit.

Don Diario ka bërë të ditur që në kampin e madrilenëve është duke u diskutuar mundësia për ta lënë të lirë spanjollin që të largohet për shkak se Juventus është e gatshme për të ofruar një shumë të madhe parash për shërbimet e tij.

Situata tashmë duket qartë me Biankonerët që do të sigurojnë shërbimet e tij në verën e 2022, ku humbësja e madhe padyshim që do të jetë skuadra e AC Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here