Aventura me Atleticon mbaron në janar: Griezmann tek gjiganti i Serie A!

Aventura e Antoine Griezmann tek Atletico Madrid mund të marrë fund në mënyrë surprizë në muajin janar.

Paraqitjet me Atletico Madrid lënë shumë për të dëshiruar dhe vetëm me një gol të shënuar deri më tani, drejtuesit e skuadrës tashmë po konsiderojnë seriozisht mundësinë për largimin e tij në janar.

Diego Simeone i ka ofruar atij kohë deri në dhjetor për të treguar veten dhe nëse vazhdon i njëjti avaz atëherë ai do të largohet.

Kjo situatë më së shumti po i shkon për shtat Juventusit e cila asnjëherë nuk e ka mohuar interesimin e saj për anësorin francez.

Zonja e Vjetër po bëhet gati për një huazim të Griezmann me të drejtë blerje më vonë për shkak të problemeve të shumta që skuadra ka shfaqur në sulm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here