Nuk ndalen me Newcastle, sheikët arabë blejnë edhe gjigantin e Serie A!

Pronarët e rinj sauditë të skuadrës së Newcastle United duket se nuk e kanë ndërmend që të ndalen vetëm në Premier League.

Mësohet se tashmë në shënjestër të tyre është edhe njëra nga skuadrat më të mëdha në gadishullin Apenin.

Mohamed bin Salman gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi blerjen e Newcastle United dhe tashmë ja ka mësyer Italisë.

Bëhet fjalë hiç më pak e hiç më shumë por për skuadrën e Interit e cila ndodhet në vështirësi të mëdha financiare.

Mirëpo një blerje e tillë do të ndodhë vetëm nëse ka një plan për të ndërtuar një stadium tjetër përveç San Siros.

Tek kampi zikaltër po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të përshpejtuar procedurat dhe për të arritur një marrëveshje me miliarderët arabë, që do të ishin shpëtimi përfundimtar nga kriza ekonomike që i ka kapluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here