37,000,000 euro: Dy yjet e La Ligas tek Juventus falë Agnellit!

Biankonerët po mundohen të shfrytëzojnë vështirësitë ekonomike të një skuadre spanjolle për të transferuar dy yjet e skuadrës së saj.

Për Juventus ky janar do të jetë një mundësi për të sjellë emra të rinj por me një buxhet jo edhe shumë të lartë.

Dy emra interesantë janë pikasur nga Massimiliano Allegri tek skuadra e Valencias dhe Andrea Agnelli është i vendosur për ta çuar deri në fund dëshirën e teknikut të skuadrës.

Skuadra spanjole gjendet në vështirësi ekonomike Zonja e Vjetër po bën gati një ofertë prej 37 milionë eurosh për dy yjet e kësaj skuadre.

Emri i parë është i mbrojtësit të majtë Gaya i cili vlerësohet me një shifër prej 20 milionë eurosh.

Ndërkohë me një shifër prej 17 milionë eurosh po vlerësohet sulmuesi Maxi Gomez.

37 milionë euro në këtë periudhë do të ishin një frymëmarrje financiare dhe për këtë arsye Biankonerët kanë pranë vetes një mundësi të artë për këtë transferim të dyfishtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here