Arthur Melo erdhi tek skuadra e Juventusit në verën e vitit 2020 kur u shkëmbye nga Barcelona me Miralem Pjanic.
Edhe pse erdhi me një bujë të madhe tek Zonja e Vjetër, ai dështoi që të lërë ndonjë gjurmë tek kjo skuadër.
Këtë edicion me ardhjen e Massimiliano Allegrit, hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla duke bërë që mesfushori brazilian të mendojë seriozisht largimin në janar.
Agjenti i tij Federico Pastorello ka bërë të ditur që futbollisti i tij po kërkon që të sigurojë një vend në botëror dhe do kërkojë largimin nga Torinë gjatë muajit janar.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që futbollisti të qëndrojë përsëri në Itali por ka gjithashtu oferta nga Anglia dhe Spanja.