Mes Milanit dhe Juventusit po përgatitet shkëmbimi më i bujshëm për vitin e ardhshëm.
Arthur Melo erdhi me pritshmëri të mëdha tek Juventusi nga Barcelona në 2022 mirëpo që atëherë ka dështuar të tregojë potencialin e tij të vërtetë duke humbur edhe vendin e titullarit.
Massimiliano Allegri tani është i gatshëm që të heqë dorë nga shërbimet e tij dhe me Milanin po mendohet për një bashkëpunim të frytshëm që mund të konkretizohet me një shkëmbim.
Është Bennacer emri i cili po përflitet që mund të sakrifikohet nga Paolo Maldini, futbollist ky që pëlqehet edhe nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër.
Rossonerët nuk kanë aspak kohë për të humbur dhe karakteristikat e algjerianit i përgjigjen më së miri kërkesave të Allegrit, gjë që e bën arritjen e një marrëveshje më të lehtë.